“Vendimi për mua është marrë”, çfarë deklaroi Fredi Beleri para gjykatës: Drejtësia po tregohet e njëanshme, çdo seancë më…

vendimi per mua eshte marre cfare deklaroi fredi beleri para gjykates drejtesia po tregohet e njeanshme cdo seance me
vendimi per mua eshte marre cfare deklaroi fredi beleri para gjykates drejtesia po tregohet e njeanshme cdo seance me

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka deklaruar para trupit gjykues në seancën e ditës së sotme se ai është trajtuar padrejtësisht.

Beleri deklaroi se ndaj tij drejtësia po tregohet e njëanshme, ndërsa kërkoi që vendimi për të të merret sa më shpejt pasi sipas tij gjykata ka vendosur ta dënojë.

“Fatkeqësisht, kundrejt meje duket qartë se është vendosur një mur i pakapërcyeshëm si nga qeveria, ashtu dhe nga policia, gazetarët, prokuroria dhe nga ju gjyqtarët. Po tregoni në çdo seancë se jeni duke më trajtuar ndryshe. Deri më sot nuk keni pranuar asnjë kërkesë të mbrojtësve të mi. Përkundrazi, po pranoni gjithçka kërkojnë prokurorët, madje, në disa raste u jeni drejtuar avokatëve të mi me tone të larta. Haptazi po tregoni njëanshmëri.

Lidhur me dëshminë e penalitetit dëshiroj të theksoj se prej vitit 2019 e deri më sot, në këtë moment, e vetmja që ka ndryshuar dhe doli “ndryshe” ishte dëshmia e datës 12 maj, dmth ditën që në mënyrë të paligjshme u krye arrestimi dhe në vijim paraburgimi im. Njeriu i mençur e pranon gabimin e tij, dinaku e justifikon, ndërsa budallai këmbëngul në marrëzinë e tij, në paranojën e tij.

Meqenëse, fatkeqësisht, nuk pres më drejtësi nga kjo gjykatë, pasi tashmë ju e keni vendosur të më dënoni, ju lutem që të paktën se atë që “duhet” të bëni, bëjeni shpejt. Në këtë gjykatë ndihem i vetëm dhe i pambrojtur përballë një shteti të tërë” deklaroi Beleri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →