Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, ai uroi shqiptarët dhe mbarë besimtarët myslimanë në mbarë botën.
Po ashtu Spahiu u pyet dhe për faktin se pse nuk është hapur ende xhamia e Namazgjasë.
“Kjo festë qoftë një ditë e bukur dhe e mirë. Paqe dhe begati. Paqe në familjen tona, Për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që t’i sjellë shqiptarëve begati, paqe dhe drejtësi. Ky Bajram është një festë ku ne agjëruam 30 ditë për Zotin. Sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit, për ta bashkëndarë këtë festë. Gëzuar Fitër Bajramin shqiptarëve dhe popujve anë e mbanë botës. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i marrë këta njerëz.”, tha Spahiu.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co