Lufta në Ukrainë/ SHBA paralajmëroi se do mbante Kinën përgjegjëse nëse fiton Moska, Pekini: Mos ndërhyni!

lufta ne ukraine shba paralajmeroi se do mbante kinen pergjegjese nese fiton moska pekini mos nderhyni
lufta ne ukraine shba paralajmeroi se do mbante kinen pergjegjese nese fiton moska pekini mos nderhyni

Uashingtoni ka deklaruar se në rast se Rusia do të dalë fitues nga lufta në Ukrainë, përgjegjës për këtë do të konsiderohet edhe Kina.

Kjo deklaratë e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Kurt Campbell, erdhi pasi Pekini rinovoi premtimet e bashkëpunimit me Moskën gjatë një vizite të diplomatit të lartë rus.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Mao Ning, deklaroi se Kina dhe Rusia kanë të drejtë të angazhohen në bashkëpunim normal ekonomik dhe tregtar.

“Nuk duhet të ndërhyhet në këtë lloj bashkëpunimi. Kina nuk pranon kritika apo presione”, tha ai.

Të dy vendet kanë rritur kontaktet vitet e fundit dhe partneriteti i tyre strategjik është rritur vetëm më shumë që nga pushtimi i Moskës në Ukrainën fqinje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →