Fitër Bajrami, mesazhi i Spiropalit: Të ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri-tjetrin

fiter bajrami mesazhi i spiropalit te ruajme jo vetem besimin por edhe njeri tjetrin
fiter bajrami mesazhi i spiropalit te ruajme jo vetem besimin por edhe njeri tjetrin

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, ka bërë sot urimin e saj për të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në fjalën e saj për mediat, deputetja Spiropali u shpreh se duhet të ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri-tjetrin.

Ajo shtoi se duhen ndërmarrë politika sa më të mirë të cilat mbërrijnë tek sa më shumë njerëz.

“Të gjithë besimtarët kanë vlerën e tyre të padiskutuar. Ky mesazh përcillet tek çdo familje që ne ta ruajmë jo vetëm besimin, por edhe njëri tjetrin dhe të japim më shumë për shoqërinë tonë, duke mos harruar ata që janë të pamundur, duke solidarizuar që kanë më pak dhe duke bërë politika sa më të mira për të mbërritur tek sa më shumë njerëz”, tha ministrja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →