Greqia s’ndryshon pozicion ndaj Kosovës e Serbisë pavarësisht raportit për anëtarësim në KiE

greqia sndryshon pozicion ndaj kosoves e serbise pavaresisht raportit per anetaresim ne kie
greqia sndryshon pozicion ndaj kosoves e serbise pavaresisht raportit per anetaresim ne kie

Qëndrimi i Greqisë ndaj Serbisë dhe Kosovës mbetet krejtësisht i pandryshuar, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA MPA, duke cituar burime diplomatike anonime,

“Nuk ka pasur ndryshim qëndrimi dhe as nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrim”, kanë thënë këto burime për mediumin grek, transmeton Gazeta Express.

Të njëjtat burime, në lidhje me raportin e Këshillit të Europës, siç raporton ANA MAP sqarojnë se “ai nuk ka ndikim në qëndrimin diplomatik grek ndaj Serbisë dhe Kosovës, por është çështje e brendshme e Këshillit të Europës dhe  nuk është detyruese”.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Europës.

Kundër këtij raporti kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një votë kundër ishte nga deputetët e Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq një deputet i Greqisë ka abstenuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →