Frikë për sulme në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Izraeli merr vendimin e papritur, bllokon…

frike per sulme ne tel aviv dhe jeruzalem izraeli merr vendimin e papritur bllokon
frike per sulme ne tel aviv dhe jeruzalem izraeli merr vendimin e papritur bllokon

Ushtria izraelite ditët e fundit ka ndërprerë sinjalet GPS në disa qytete, duke përfshirë zonën metropolitane të Tel Avivit dhe Jerusalemit.

Një vendi i tillë u mor në përpjekje për të penguar sulmet me raketa ose dronë që mund të lëshohen nga Irani ose grupet e mbështetura nga Irani në rajon.

Bllokimi shkaktoi një “stopim” të jetës normale, duke rritur pakënaqësi në të gjithë vendin.

Qytetarët që përdorin aplikacione të tilla si Google Maps ose Waze për të udhëtuar në Tel Aviv thanë se aplikacionet e tyre tregonin se ishin në kryeqytetin libanez Bejrut ose Kajro në Egjipt.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, javën e kaluar tha se Izraeli ka iniciuar këtë ndërhyrje për të neutralizuar kërcënimet, edhe pse janë të vetëdijshme në lidhje me pakënaqësitë që do të krijoheshin.

“Ky është një mjet jetik dhe i domosdoshëm për mbrojtjen tonë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co