Milani do të presë nesër Romën në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Europa League. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, doli në konferencë për shtyp, për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Milani ka luajtur gjithmonë të parin takim në shtëpi. Çfarë ndryshon? Sigurisht që nuk ka aq shumë ndryshim tani, edhe pse jemi mësuar të luajmë të parën në shtëpi. Qëllimi është të marrim epërsinë që nesër. Është e qartë se ne nuk mund ta përfundojmë çështje e kualifikimit nesër, por duhet të marrim avantazhin ndaj kundërshtarit, që në ndeshjen e kthimit të jemi në pozita më të mira.
Pankina e Romës- Të jesh një ekip gjithmonë vlen shumë më tepër se gjërat e tjera. Mendoj se De Rossi po bën një punë të shkëlqyer, por nuk e kam fjalën për lojën, por për të ditur se si të jesh i besueshëm në mënyrë që skuadra t’i japë atij disponueshmërinë totale. Kur ishte Mourinho në krye të kësaj skuadre nuk ishte e lehtë të mposhtej Roma, pasi mbrohej shumë, megjithatë nuk do të jetë e lehtë as nesër duke mos ditur se çfarë zgjedhje do të bëjë De Rossi. Shumë skuadra zakonisht luajnë në një mënyrë, pastaj ndryshojnë kur ata përballen me Milan-in sepse i njohin lojtarët tanë sulmues”-tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co