Partizani ka nisur dje përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Egnatias në Rrogozhinë, një tjetër ndeshje e rëndësishme në garën për vendin e dytë, që të jep avantazhin e barazimit.
Pas barazimit me Vllaznisë, ndaj rrogozhinasve presioni rritet dhe fitorja kërkohet më me ngulm. Sa i përket organikës që Shehi do të ketë në dispozicion, ka lajme pozitive, pasi kthehet Cara në sulm dhe duket në rrugën e duhur edhe Mehmeti, i cili mund të jetë një opsion i rëndësishëm nga stoli. Më e vështirë duket situata për Andi Hadrojn, i cili vijon fazën e rikuperimit dhe nuk është ende në gjendje të bashkohet me skuadrën në stërvitje.
Sot pritet të merret edhe një përgjigje për Zekollin, i cili shfaqi probleme fizike në ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe iu desh të zëvendësohej në pjesën e dytë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co