Ukraina bën bilancin: 450 000 ushtarë rusë të vdekur ose të plagosur që nga fillimi i konfliktit

ukraina ben bilancin 450 000 ushtare ruse te vdekur ose te plagosur qe nga fillimi i konfliktit
ukraina ben bilancin 450 000 ushtare ruse te vdekur ose te plagosur qe nga fillimi i konfliktit

Mbi 450 000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt 2022, tha në Facebook Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë duke nënvizuar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë ose plagosur 830 të tillë.

”Ndërkohë, forcat ruse kanë kapur fshatin Pervomaiske – në rajonin e Donetsk, në Ukrainën lindore – ku luftimet kishin zgjatur për një vit e gjysmë”, sipas OJQ ”DeepState”, siç raporton ”Ukrainska Pravda”.

”Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan një dron rus këtë mëngjes në rajonin Dnipropetrovsk, në juglindje të Ukrainës”, tha shefi i administratës ushtarake rajonale, Serhii Lysak, siç raporton Ukrinform.

“Trupat tona luftuan në Dnipro. Mbrojtësit shkatërruan një dron armik. Faleminderit për mbrojtjen tuaj!”, shkroi Lysak.

Ndërkohë, dy persona u plagosën në një sulm rus mëngjesin e sotëm në rajonin e Odessa – në Ukrainën jugore – i cili goditi infrastrukturën kritike dhe logjistike, duke dëmtuar një central elektrik, sipas forcave të mbrojtjes jugore të Kievit, siç raporton Ukrinform.

Rajoni u sulmua në agim edhe me raketa balistike dhe të plagosurit ishin dy punonjës të një kompanie transporti.

Përveç termocentralit është dëmtuar edhe një shtëpi dhe disa makina.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →