Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë demokratë në Mirditë.
Nga atje ai ka deklaruar se Partia Socialiste është produkt i Partisë së Punës dhe se demokratët nuk duhet të surprizohen nga veprimet e tyre, duke u ndalur te arrestimi i Sali Berishës.
Alizoti theksoi se kryeministri Edi Rama është i vetmi kryetar qeverie që udhëton me avion privat në një “popull pa bukë”.
“Nuk jam surprizuar ndonjëherë nga PS, është produkt i Partisë së Punës. Nuk mund të surprizohemi as ne, as doktori që një ditë e burgosën. Ata janë bijët e baballarëve të tyre. Ne e harruam historinë. Ata që vodhën shqiptarët sot janë miliarderë, është kryeministri i vetëm që udhëton me avion privat të një populli pa bukë. Si mund të jetojë një njeri në Mirditë, me rrogë? Po ai që është pa punë, si mund të jetojë? Kjo është Shqipëria dhe Rama ka krijuar një koncept sikur është i pamundshëm, por më besoni kur ranë baballarët e tyre për punë ditësh, më besoni, njeri më frikacak, qesharak e hajdut nuk ka dhe nuk do të ketë Shqipëria”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co