I rikthyer nga dëmtimi, Bennacer: Ndeshje e luftuar ndaj Romës, po punoj çdo ditë që të jem në formë

i rikthyer nga demtimi bennacer ndeshje e luftuar ndaj romes po punoj cdo dite qe te jem ne forme
i rikthyer nga demtimi bennacer ndeshje e luftuar ndaj romes po punoj cdo dite qe te jem ne forme

I rikthyer nga dëmtimi, Ismael Bennacer duket gati për Milanin. Ai, në një intervistë para ndeshjes ndaj Romës, u shpreh se nesër pritet takim i luftuar.

“Ndeshja kundër tyre do të jetë e vështirë, si çdo ndeshje. Roma po përjeton një moment të mirë të formës, ka lojtarë të fortë. Do të jetë një sfidë e bukur. Unë jam duke punuar çdo ditë për t’u përmirësuar dhe për të ndihmuar ekipin. Nuk është kurrë e lehtë të rikthehesh pas një dëmtimi të rëndë, duhet pak kohë për të qenë në maksimumin tënd”, tha algjeriani para Europa League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co