Video e frikshme/ I riu refuzoi të dilte nga mjeti, policia qëllon gati 100 herë në 41 sekonda, 26-vjeçari humb jetën

video e frikshme i riu refuzoi te dilte nga mjeti policia qellon gati 100 here ne 41 sekonda 26 vjecari humb jeten
video e frikshme i riu refuzoi te dilte nga mjeti policia qellon gati 100 here ne 41 sekonda 26 vjecari humb jeten

Pamjet që shihni tregojnë një skenë kaotike, ku gjatë një kontrolli policor në Çikago të SHBA, punonjësit e policisë qëlluan gati 100 herë në 41 sekonda pasi ndaluan mjetin e një të riu. Kanë qenë kamera e një prej policëve që ka filmuar gjithçka, ndërkohë që i riu ka ndërruar jetë. Video është regjistruar më 21 mars, ndërsa 26-vjeçari Dexter Reed, refuzoi të dilte nga mjeti pasi u konstatua se nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Papritur dhe ndërsa gjithsej pesë policë ndodhen rreth makinës me armë të nxjerra, dëgjohet një e shtënë, e ndjekur nga një breshëri plumbash nga oficerët. Sipas hetimeve që pasuan, policia ka qëlluar gjithsej 96 herë në 41 sekonda. Sipas një deklarate nga Zyra Civile e Përgjegjësisë së Policisë, provat fillestare tregojnë se Reed hapi zjarr i pari dhe katër oficerë iu përgjigjën sulmit “edhe pasi Reed kishte dalë nga automjeti dhe ishte në tokë”.

Megjithatë, siç vë në dukje New York Post, në videot e publikuara për publikun nuk ka asnjë imazh të qartë të 26-vjeçarit që ka qëlluar ndaj policisë. Por, thuhet se në makinën e tij është gjetur një armë. Familja e 26-vjeçarit po bën thirrje për një hetim të mëtejshëm për atë që ndodhi dhe çoi në vdekjen e tij, duke argumentuar se të shtënat ishin të paligjshme duke qenë se oficerët nuk kishin veshur uniforma dhe nuk u identifikuan.
[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →