Raporti vjetor i ‘Freedom House’ teksa ka trajtuar dhe parametrat kryesorë demokratik të shteteve në tranzicion, bën përgjegjëse të dy anët e spektrit politik në Shqipëri që kanë çuar në dobësimin e pozitës së parlamentit për të mbikëqyrur punën e qeverisë.
Në raportin në fjalë flitet dhe për grupin e Berishës, që për dy muaj e fundit të 2023-it protestoi dhe krijoi kaos në Kuvend, duke minuar sipas ‘Freedom House’ rolin që legjislatura luan në demokracinë parlamentare.
“Përçarja e Partisë Demokratike pati efekt zinxhir tek roli që opozita luan për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë dhe për të kontribuar në funksionimin bazë të parlamentit, duke çuar drejt përplasjeve të dhunshme në parlament në dy muajt e fundit të vitit 2023 që minuan rolin e rëndësishëm që legjislatura luan në demokracinë parlamentare,” thuhet në raport.
Mes të tjerash në raport citohet se; “Dështimet e brendshme partiake janë bartur në strukturat qeveritare – duke ngjallur armiqësi të shtuar ndaj kritikëve në sektorët e shoqërisë civile dhe mediave – dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të pafavorshëm në gjendjen e përgjithshme të demokracisë në Shqipëri”, -thuhet në raport.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co