NBA/ Denver rimerr kreun, mund rivalin direkt në Perëndim, bindin Bucks

nba denver rimerr kreun mund rivalin direkt ne perendim bindin bucks
nba denver rimerr kreun mund rivalin direkt ne perendim bindin bucks

Kampionët në fuqi të NBA rikthehen në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Denver Nagets mposhtën rivalin direkt në shtëpi, duke fituar 116-107 ndaj Minesotas, që mbante vendin e parë.

Nikola Jokic ishte protagonist absolut i kësaj sfide, duke realizuar plot 41 pikë dhe 11 ribaund. Eduards shënoi 25 pikë për miqtë, por që mbetën për statistikë. Në dy ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt Denveri tani duhet të mbrojë kreun, pasi Minesota dhe Oklahoma mund të përfitojnë.

Kjo e fundit mori fitoren e tretë radhazi, duke mundur bindshëm 127-89 San Antonion. Vetë diferenca prej 38 pikësh tregon dominimin e Oklahomës, e cila është vetëm një fitore larg kreut, por në vendin e tretë.

Ndërsa në Lindje, Milouki Baks, pasi mposhti Bostonin kryesues, fitoi edhe në shtëpi ndaj Orlandos në shifrat 117-99. Edhe pa yllin Antetokounmpo, pretendentët për titull në NBA komanduan ndeshjen nga fillimi deri në fund. Dyshja Portis-Lilard bënë diferencën në parket për vendasit, duke shënuar gjysmat e pikëve të Baks, që mbajnë vendin e dytë të shkëputur, por pa shkuar dot më shumë, pasi Bostoni është i paarritshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co