Deputeti Petro Koçi, në fjalën jashtë godinës së Kuvendit, u shpreh se mazhoranca nuk po bojkoton punën e komisionit hetimor për Shëndetësinë, por po i bën thirrje kryetares se komisionit, Albana Vokshit, që të drejtojë komisionin me standard parlamentar.
“Veprimtaria e komisionit është në vijim e sipër, kryetarja duhet të bashkëpunojë me kryesinë e komisionit që veprimtaria të normalizohet.
Ne nuk bojkotojmë, por i thërrasim ndërgjegjes se kryetares ti shërbejë me standard parlamentar detyrës. Jemi të dedikuar për veprimtari normale, por kryetarja mendon se është komandante”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co