Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka lavdëruar punën e Policisë së Shtetit.
Balla shprehet se policia ka arrestuar 32 persona në 24 orët e fundit, për vepra penale si armëmbajtja pa leje, trafikim dhe shpërndarje narkotikësh, vjedhje etj.
Reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit vijon me intensitet operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, duke vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit 32 shtetas: për armëmbajtje pa leje, vjedhje, kultivim, trafikim dhe shpërndarje lëndësh narkotike etj. Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Kakavijë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Durrës, Korçë, Elbasan, Dibër dhe Kukës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co