Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi ka qenë sot në SPAK.
Pasi ka dalë nga Struktura e Posaçme, nëna e Monika Kryemadhit ka dhënë një deklaratë për mediat. Ajo tha se u pyet nga prokurorët për pronën. “Unë kam punuar gjithë jetën, si të mos kem pronë”, tha ndër të tjera nëna e deputetes Monika Kryemadhit.
Fatime Kryemadhi: Jam krenare për vajzën time. Ju lutem, verifikoni çdo gjë. Unë kam punuar gjithë jetën si të mos kem shtëpi. Në celular nuk kam gjë të veçantë, as kam bërë tendera, asgjë.
Më parë, SPAK sekuestroi celularin e deputetes Monika Kryemadhi në banesën e nënës së saj.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co