Lukaku rikthehet sonte në Milano, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje

lukaku rikthehet sonte ne milano e ardhmja e tij mbetet ne pikepyetje
lukaku rikthehet sonte ne milano e ardhmja e tij mbetet ne pikepyetje

E ardhmja e Lukakut është e paqartë. Sulmuesi i Chelseat është i huazuar te Roma, ndërsa paraqitjet e tij në kryeqytet kanë patur luhatje. Mesatarja e golave ​​të belgut ra ndjeshëm në vitin 2024 (vetëm 2 gola në kampionat), duke nxitur gjithashtu dyshimet për një qëndrim të mundshëm, i cili aktualisht duket i vështirë pavarësisht vullnetit të futbollistit, i cili do të qëndronte me dëshirë me këtë  grup. Fillimisht duhen bindur anglezët për të ulur pretendimet e tyre prej 40 milionë eurove.

Më pas, Lukaku nëse e do aq shumë Romën, do të duhej të ulte rrogën e tij me mbi 8 milionë, për të bërë që palët të jenë afër një marrëveshje. Ajo çka mund të shtojë mundësinë e qëndrimit të Big Rom te Roma ka të bëjë me faktin se De Rossi e mbështet sulmuesin, pasi ka mjaft besim te aftësitë e tij.

Bomberi do të rikthehet sonte në Milano për të luajtur në Europa League ndaj Milanit, një sfidë shumë e rëndësishme kjo për ecurinë në arenën ndërkombëtare. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim të shohim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →