BASHF organizon kampionat mes kolegjiumeve në “Shtëpinë e Futbollit”

bashf organizon kampionat mes kolegjiumeve ne shtepine e futbollit
bashf organizon kampionat mes kolegjiumeve ne shtepine e futbollit

Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF) në bashkëpunim me FSHF-në organizuan sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një kampionat mes kolegjiumeve, ku morën pjesë 120 arbitra nga Shqipëria, të ndarë në gjashtë ekipe.

Kampionatin e futbollit mes kolegjiumeve e ndoqën nga afër edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati dhe Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola.

Kampionati u zhvillua sipas sistemit “triangolar”, ku në total u luajtën gjashtë ndeshje dhe në finale kaluan kolegjiumi “Luan Zylfo Tiranë” dhe ekipi i kolegjiumit të Veriut. Në fund triumfoi skuadra e kolegjiumit “Luan Zylfo Tiranë” pasi fitoi finalen me rezultatin 2-0.

Pas përfundimit të ndeshjes finale u organizua edhe ceremonia e rastit, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati dhe Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola i dorëzuan trofeun ekipit kampion.

Ky kampionat u organizua me qëllim që kolegjiumet e arbitrave të kalonin një ditë ndryshe së bashku, për të nxitur edhe më tepër bashkëpunimin mes tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →