Vendimi i Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, Sulo: Plan i menduar bashkë me Gjykatën Kushtetuese. Pse Rama nuk e lëshon ish-ministren

vendimi i kuvendit per mandatin e xhackes sulo plan i menduar bashke me gjykaten kushtetuese pse rama nuk e leshon ish ministren
vendimi i kuvendit per mandatin e xhackes sulo plan i menduar bashke me gjykaten kushtetuese pse rama nuk e leshon ish ministren

Duke komentuar vendimin e Kuvendit që votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, analisti Arion Sulo i ftuar në “Open” në News 24, tha se plani për të mos i hequr mandatin deputetes socialiste ishte plan i mirëmenduar.

“Vështirësia ka qenë e madhe prandaj ndodhën këto, vështirësia për të mos iu bindur mandatit të Gjykatës Kushtetuese që në maj 2023. Ky është vendimi i fundit antikushtetues i Kuvendit. Këshilli i Mandatit hartoi një raport pa përfundim. Për të hequr përgjegjësinë politike të Ramës dhe Çuçit, gjoja ia lanë deputetëve.

Kjo është një hile që nuk hahet. Deputetët janë të PS-së. Seanca rrodhi më vonë duke dalë Petro Koçi. Pastaj foli Xhaçka, i cili me sa duket ka pasur dy fjalime. Kanë qenë në vështirësi por kjo tregon se Rama nuk lëshon.

Lëshon vetëm ata që i ka distancuar, që ka marrë vesh që aferat janë të mëdha si inceneratorët. Xhaçka nuk lëshohet sepse investimi strategjik është miratuar në qeveri, Xhaçka ka qenë ministre. Bie gjithë investimi strategjik që Rama e ka si kalë beteje. Investimi strategjik i miratuar në qeveri në konflikt interesi, sekuestrohet prona dhe arrestohet Jorgo Goro. Bie gjithë fabula.

Për të mos e rrëzuar këtë fabul nuk e lëshon duke goditur Gjykatën Kushtetuese. Loja dhe plani ka qenë i menduar që në janar 2023 bashkë me Gjykatën Kushtetuese. Kjo është non sens sikur me mandatin e Berishës që SPAK duhet të kërkonte mandatin në Kuvend, po keni të drejtë por nuk legjitimoheni”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →