Vendimi i Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, Lubonja: Mesazhi që dha mazhoranca për SPAK dhe të gjithë ne

vendimi i kuvendit per mandatin e xhackes lubonja mesazhi qe dha mazhoranca per spak dhe te gjithe ne
vendimi i kuvendit per mandatin e xhackes lubonja mesazhi qe dha mazhoranca per spak dhe te gjithe ne

Duke komentuar vendimin e Kuvendit që votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, tha se vendimi është një mesazh edhe për organet e tjera të drejtësisë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shihte në themel sepse është e kapur dhe po ta shihte në themel do të jepte një vendim pro Xhaçkës e merrja me mend sepse është një gjykatë që ka dhenë edhe shumë vendime skandaloze, antikushtetuese. Që Gjykata Kushtetuese nuk e tha në themel dhe e futi në procedurë ishte për të justifikuar vetveten dhe për ta shtyrë për procedurë.

Pyetja është kishte frikë Edi Rama nëse këta jepnin një vendim kundër Olta Xhaçka ndërkohë që e ka të kontrolluar deri tani. Kishte frikë mos i ka ikur Gjykata Kushtetuese nga duart se njerëz janë edhe ata dhe shohin balancat apo kemi të bëjmë me një gjest arrogance se këta edhe zeron, matematikën po e thyejnë. Kur thotë ajo zero përfitime mund të jetë baras me disa miliona euro.

Çuçi tha se mund ta çojmë dhe i japin një urdhër atij Gent Ibrahimit se edhe ata turpin me bukë e kanë ngrënë. Kjo të çon te situata që kemi. Gjithë drejtësia është që ta kapim dhe herë pas herë t’ua tregojmë edhe shkopin se bëjnë disa arrestime për fasadë. Bardhi thotë grusht shteti. Grushti i shtetit ka ndodhur me kohë. Edhe shoku Enver thoshte e arrestonte partia. Ai është mesazh edhe për SPAK. Ne me gjak e morëm dhe me gjak do ta lëshojmë. Ju kujtohet parulla dhe këta me dhunë e kemi marrë dhe me dhunë do ta lëshojmë. Këtë duhet ta ndjej SPAK-u dhe të gjithë”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →