Frikë për hakmarrje nga Irani, SHBA kufizon udhëtimin e punonjësve për në Izrael

frike per hakmarrje nga irani shba kufizon udhetimin e punonjesve per ne izrael
frike per hakmarrje nga irani shba kufizon udhetimin e punonjesve per ne izrael

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar udhëtimin për punonjësit e tyre në Izrael, mes frikës së një sulmi nga Irani.

Ambasada e SHBA tha se stafi ishte njoftuar të mos udhëtonte jashtë zonave të Jeruzalemit, Tel Avivit ose Beer Shevës.

Kjo nën frikën e një sulmi nga Irani i cili është zotuar të hakmerret pasi Izraeli goditi konsullatën iraniane në Siri 11 ditë më parë, duke vrarë 13 persona.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron i ka telefonuar homologut të tij iranian për të kërkuar masa të cilat nuk lejojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e konsullatës, por fajësohet
gjerësisht se qëndron pas tij.

Irani mbështet Hamasin, grupin palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme në të gjithë rajonin, duke përfshirë Hezbollahun në Liban që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.

Të vrarët në sulmin e konsullatës përfshinin një komandant të lartë të forcave elitare të Iranit Quds në Siri dhe Liban, si dhe figura të tjera ushtarake.
Sulmi erdhi në një kohë që vijojnë përpjekje të vazhdueshme diplomatike për të parandaluar përhapjen e luftës nga Gaza në të gjithë rajonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →