Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Integrimit deklaroi se zyra e ILD ka ngarkesë dhe mungesa në staf.
Metani theksoi se ILD kërkon ndryshime në strukturën e institucionit që ai drejton. Ndërsa, shtoi se ILD ka nevojë për magjistratë.
“Kërkojmë ndryshime në strukturën e ILD. Kuvendi të japë kontribut efektiv në integrimin e vendit. Zyra e ILD ka ngarkesë dhe mungesa në staf.
[embedded content]
ILD-së i nevojiten burime njerëzore në nivelin e magjistratit. Kemi bërë kërkesë për ndryshime ligjore. Ndryshimet janë paraqitur prej 4 vitesh në parlament”, deklaroi Metani.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co