Në NBA po luhen ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, me skuadrat që kërkojnë të kapin zonën play-off ose minimalisht play-in. Në Perëndim, Golden State arriti një fitore të rëndësishme ndaj Portland jashtë fushe me shifrat 100-92, duke parakaluar Lakers në renditje.
Curry me 22 pikë ishtë shënuesi më i mirë për ëarriors, që ngjiten në vendin e tetë, duke zbritur Lakers në vendin e dhjetë. Gjithsesi, për të dyja skuadrat pretendente është e pamundur të futen në zonën play-off dhe duhet të kënaqen me play-in. Edhe vitin e kaluar Lakers ishin e nisën nga vendi i dhjetë, por shkuan deri në finale.
Në Lindje, vjen humbja e dytë radhazi për Boston, që u mund 118-109 në shtëpi nga New York. Një humbje pa pasoja për Celtics, që mbeten ekipi më i mirë në NBA këtë sezon, i vetmi që ka kaluar kuotën e 60 fitoreve.
Ndërsa skuadra e Chicago mundi 127-105 Detroit, ndeshje ku për Bulls u dallua DeRozan, autor i 39 pikëve. Me këtë fitore, Bulls sigurojnë zonën play-in, por pa pasur shanse për më tepër.
REZULTATET
Detroit – Chicago 105-127
Boston – New York 109-118
Utah Jazz – Houston 124-121
Portland – Golden State 92-100
Sacramento – New Orleans 123-135
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co