Java e 29-të e Kategorisë së Parë ka nisur me bollëk golash. Flamurtari mposhti 3-2 Vorën në fushën e kësaj të fundit, në një ndeshje me ritëm dhe episode, pavarësisht temperaturave të larta.
Vlonjatët shënuan në pjesën e parë me Shkurtajn dhe shkuan në pushim në avantazh. Pjesa e dytë nisi “zjarr”, teksa në harkun e pesë minutave u realizuan tre gola. Ishte fillimisht Pjeshka që shënoi për vlonjatët, por pas 2 minutash Galo ngushton në 1-2.
Por Flamurtari shënon të tretin në minutën e 53-të. Ishte Shkurtaj që shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë pas një kundërsulmi të shpejti. Dhjetë minuta më pas, vendasit përfitojnë penallti dhe nga pika e bardhë nuk fal Prengaj, duke ngushtuar shifrat në 2-3.
Pavarësisht përpjekjeve të Vorës për të barazuar, madje edhe kur Flamurtari mbeti me 10 lojtarë, nuk e arriti dot edhe pas 6 minutave shtesë. Kështu, Flamurtari “blindon” vendin e tretë, ndërsa Vora mbetet e katërta, duke pësuar humbjen e gjashtë radhazi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co