Salianji propozon: Të mblidhemi sërish të hënën. Gogu: Sa herë që flas unë, ti ke frikë. Ironizon demokrati

salianji propozon te mblidhemi serish te henen gogu sa here qe flas une ti ke frike ironizon demokrati
salianji propozon te mblidhemi serish te henen gogu sa here qe flas une ti ke frike ironizon demokrati

Me debate po shoqërohet sot mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin Tims. Teksa Salianji propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, ndërsa propozoi orën 17:00. Por mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën.

DEBATI
Salianji:
Meqë kemi disa propozime dhe nuk kemi dakordësi, ju doni të bllokoni komisionin. Mos ta bëjmë si gallatë. Duam dakordësi. Ju thoni eprorëve; që thamë një fjalë aty, ja çfarë bëmë. Ditën e hënë lëmë një mbledhje tjetër për shkak të ndërhyrjes në TIMS. E lëmë në ditën e hënë, në çfarëdolloj ore që të doni, po jua lë juve në dorë. Sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë. Ditën e hënë i lëmë kohën ekspertëve që të vinë në atë orë që doni ju, që t’i lëmë kohë atyre që të marrim kohë.

Gogu: Unë e di që ti ke frikë sa herë që flas unë. Sa herë që flet ligji.
Salianji: O Lindita eja pak, të fshihem pas teje se kam frikë.
Gogu: Na jepni kohë që të njihemi me kërkesat për informacion. Nëse doni të hënën, ok, hajde e caktojmë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →