“Nuk stërvitemi vetëm ditën, por në Partinë e Lirisë punojmë edhe tërë natën!”. Kështu shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në ‘Facebook’.
Në reagimin e tij Meta tregon ekipin e tij të organizimit për takimin që do të ketë nesër në Korçë.
“Nuk stërvitemi vetëm ditën, por në Partinë e Lirisë punojmë edhe tërë natën!
Kënaqësi që së bashku me një pjesë të ekipit të organizimit, të diskutonim edhe me Profesor Petraq Milon për Tryezën e Arsimit që kemi nesër në Korçë, por mbi të gjitha për përpunimin e mëtejshëm të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, të cilat do të marrin vulën e Konventës Kombëtare historike të 27 prillit!
Shqipëria me 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre është një objektiv madhor lehtësisht i realizueshëm!
Nuk do të fiken më dritat në selinë e Partisë së Lirisë derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve dhe t’i jepet fund dramës së madhe të shpopullimit! ✌️🇦🇱”, shkruan Meta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co