Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi viziton Prishtinën, por jo me ftesë të Kurtit

kryeministri i maqedonise se veriut talat xhaferi viziton prishtinen por jo me ftese te kurtit
kryeministri i maqedonise se veriut talat xhaferi viziton prishtinen por jo me ftese te kurtit

Raportet mes Talat Xhaferit, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Megjithatë, kreu i qeverisë së RMV përkundër tensioneve të heshtura në publik, ka vendosur të vizitojë Prishtinën.

Mësohet se Xhaferi do të udhëtojë drejt Kosovës fillimjavën e ardhshme.

Mirëpo, vizita nuk bëhet me ftesë të shefit të ekzekutivit të Kosovës, por të Presidentes Vjosa Osmani!

Arsyet për këtë ngurim takimi duhet parë në pozicionimin e Qeverisë së Kosovës pro bllokut opozitar VLEN, në Maqedoninë e Veriut.

Burime thonë se një iniciativë për takim, kabineti Kurti nuk e ka refuzuar, por duke ofruar që ai të realizohet diku në fillim të qershorit, “për të mos pasur implikime në procesin zgjedhor” në Maqedoninë e Veriut.

Për ironi, në media është publikuar njoftimi se për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Kosovës dhe liderët e VLEN-it do të jenë tok në tubimet e javës së ardhshme në Gjermani dhe Zvicër.

Rikujtojmë se në listën e kandidatëve të VLEN-it për deputetë ka edhe tre përfaqësues të LVV-së, njëri prej të cilëve është këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →