“Çfarë bën o kafshë…”/ Liami përplas filxhanët dhe derdh kafet e banorëve: Na e shpifët

cfare ben o kafshe liami perplas filxhanet dhe derdh kafet e banoreve na e shpifet
cfare ben o kafshe liami perplas filxhanet dhe derdh kafet e banoreve na e shpifet

TIRANE

Pavarësisht se është një ditë me diell, mëngjesi nuk ka nisur aspak bukur për banorët e shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa disa prej tyre kanë qenë duke shijuar kafen e mëngjesit, Liami ka zgjedhur që ta shkatërrojë këtë moment, duke përplasur filxhanët dhe duke derdhur kafet.

Erjola, Graciano, Roza dhe Rikja kanë qenë duke biseduar në oborr ndërkohë që po pinin kafet e mëngjesit. Liami i është afruar grupit dhe i ka derdhur kafet që ata po konsumonin dhe është larguar menjëherë.

Pjesë nga debati në oborr:

Graciano: Boll, boll me këto budallallëqe se na e shpifët.

Erjola: Boll o kafshë, o idiot, çfarë bën?

Liami: Mos flisni për mua.

Graciano: Po ik ore ik ti.

Liami: Për mua pra po flisni, keni tre orë aty. S’keni trup s’keni.

Graciano: Kush po flet për ty, kush?

Erjola: Kush po flet për ty o kafshë?

Liami: Jua kam dhënë mundësitë të gjithëve për të folur.

Graciano: Çfarë po bën more? Kështu rezistohet këtu? Unë po flisja për veten time.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →