Policia në Korçë ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se posedonte katër thika në lokalin e tij dhe ushtronte aktivitet pa licencë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
DVP Korçë
Posedonte 4 armë të ftohta (thika) në lokalin e tij, në të cilin e ushtronte aktivitetin pa licencë, vihet në pranga 52-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co