Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur edhe në lidhje me çështjen me të cilën ai përballet në gjykatë, “Babale”, duke theksuar se në seancën e radhës do të paraqesë prova të reja shkencore.
Salianji u shpreh se nëse politikanët që përballen sot me drejtësinë akuzohen për abuzime, shpërdorim detyre apo korrupsion dhe çështje të tjera, ai vetë është politikani i vetëm që gjykohet penalisht sepse ka kryer një denoncim.
“Në proceset gjyqësore ka një parim, barrën e provës e ka prokuroria për të provuar fajësinë e atyre që akuzohen. Unë po them se do bëj gjithçka në seancë që do të provoj me fakte shkencore se gjithçka që kemi thënë dhe është denoncuar ka qenë reale. Kam prova të reja, patjetër. Imagjinoni tani, unë sot bëj nëj denoncim për një person që sot jeton i lirë prej 7 vitesh në vend pavarësisht se ka një dënim në Itali. Sot që bëj denoncimin, nesër trafikanti shkon në burg. Unë nuk jam gjykatës dhe prokuror, jam deputet. Bëj denoncime publike që më vijnë nga burme të ndryshme dhe i takon prokurorisë të bëjë hetime për trafikun e drogës, që atëherë e shmangu.
Ka prova që ekzistojnë nga hulumtimet që i kemi bërë dosjes. Ka përgjime zyrtare se si drejtorë policie, prokurorë, janë të gjitha prova shkencore që vërtetojnë se kanë sajuar një dëshmitar, e kanë paguar një dëshmitar të rremë për të ngritur gjithë procesin për t’i çuar nga trafikanti te denoncuesi. Nëse njerëzit shohin politikanë sot që përballen me akuza të pretenduara, për korrupsion, për shpërdorim detyre, abuzim etj, unë jam i vetmi politikan që jam në dyert e gjykatës prej vitesh sepse kam bërë një denoncim. Jam në një çështje penale sepse kam kryer një denoncim.
Provat do të jenë në datë 24. Më të forta sesa përgjimet zyrtare nuk besoj se ka”, u shpreh Salianji.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co