![VIDEO/ Dortmund vuan në transfertë, por del me 3 pikë, Bayern bën detyrën 2 video dortmund vuan ne transferte por del me 3 pike bayern ben detyren](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/video-dortmund-vuan-ne-transferte-por-del-me-3-pike-bayern-ben-detyren.jpg)
Dortmund ia doli të marrë 3 pikë me vlerë në shtëpinë e B. Monchengladbach, pas fitores 1-2. Verdhezinjtë realizuan dy gola me Sabitzer, duke të dhënë përshtypjen se gjithçka do jetë e lehtë për ekipin e Terzic. Nuk ndodh kështu, pasi vendasit u futën në lojë me golin e Ëober.
Mysafirët vunë në rrezik 3 pikët pasi Adeyemi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Gjithsesi, Dortmund mbrojti rezultatin me fanatizëm, për të shkuar në kuotën e 56 pikëve në vendi ne pestë. Gladbah është shumë larg Europës, në mesin e tabelës.
Bayern, tashmë i dorëzuar në luftën për titull ka bërë detyrën ndaj Koln. Një triumf i pastër 2-0 në shtëpi, pa shumë sforco, i arritur pas golave të Guerreiro dhe veteranit Muller.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co