Vllaznia vazhdon me rezultatet negative në kampionat, teksa sot pësoi disfatë 1-2 ndaj Laçit në Shkodër.
Shkodranët shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi, pas golit të Hakaj në minutën e 20-të. Kurbinasit u përpoqën që të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë me Tresën, në minutën e 59-të. Minutat e fundit ishin mjaft emocionuese, me të dyja skuadrat që ngulmuan për të gjetur golin me peshë të 3 pikëve. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu shmangu një autogol në minutën e 71-të, pas një rrëmuje në zonë. Laçi festoi në minutën e 83-të, teksa përmbysi ndeshjen me golin e Ujkës. Vllaznia renditet në vendin e dytë me 51 pikë, Laçi pozicionohet në vendin e shtatë me 38 pikë.
Teuta “buzëqesh” në Korçë, pas fitores 0-1 (Gol i Gjinit). Me këtë rezultat, durssakët renditen në vendin e tetë me 37 pikë, 4 më shumë se korçarët e vendit të gjashtë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co