Vdiq në moshën 87-vjeçare Eleanor Coppola, e cila dokumentoi krijimin e disa prej filmave ikonë të bashkëshortit të saj Francis Ford Coppola, përfshirë prodhimin famëkeq “Apocalypse Now”, dhe që rriti një familje kineastësh, sipas abc7.com.
”Coppola vdiq të premten në shtëpi në Rutherford, Kaliforni”, njoftoi familja e saj në një deklaratë.
Eleanor, e cila u rrit në Orange County, Kaliforni, u takua me Francisin ndërsa punonte si asistent drejtor artistik në debutimin e tij regjisorial të filmit horror të vitit 1963 “Dementia 13” i prodhuar nga Roger Corman.
Brenda disa muajsh nga takimi, Eleanor u martuan me të në Las Vegas në shkurt 1963.
Fëmija i parë, Gian-Carlo, u bë shpejt një prezencë e rregullt në filmat e babait të tij, ashtu si edhe fëmijët e tyre të mëvonshëm, Roman (i lindur në 1965) dhe Sofia (e lindur në 1971).
“Unë nuk e di se çfarë ka dhënë familja, përveçse shpresoj se ata kanë dhënë një shembull se si pjesëtarët e një familjeje nxisin njëri-tjetrin në procesin e tyre krijues sido që të jetë”, tha Eleanor për ”Associated Press” në 2017.
“Kjo ndodh në familjen tonë. Të gjithë zgjodhën ta ndiqnin në biznesin e familjes”, shton ajo.
Eleanor botoi gjithashtu “Notes: On the Making of ‘Apocalypse Now’” në 1979.
Në vitin 2016, në moshën 80-vjeçare, Eleanor bëri debutimin e saj narrativ në “Paris Can Wait”, një komedi romantike me Diane Lane.
Ajo e vazhdoi këtë me “Love Is Love Is Love” në vitin 2020.
Eleanor fillimisht kishte vendosur vetëm të shkruante skenarin e “Paris Can Wait”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co