Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në një podcast, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha, kanë bashkëpunuar për të lobuar kundër tij.
Ai u shpreh se në një takim me një zyrtar të lartë të Partisë Popullore Europiane, ky i fundit i ka konfiduar një rast ku dy politikanët shqiptarë kishin bashkëpunuar në fshehtësi me njëri-tjetrin.
Basha shtoi se kundërshtarët e tij politikë kanë menduar se kanë qenë disa hapa para tij, por e vërteta ka qenë krejt e kundërta.
“Në këtë përqasje ata kanë pasur dhe kanë një sinergji të plotë. Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy raste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës. Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal. Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afermendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim. Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën. Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave. Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevant të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë. Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co