Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje në një banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M.H.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 64 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore, në banesën e një 67-vjeçari, në fshatin Kalivaç.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., banues në fshatin Gllavë, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur “Tre çukat e Gllavës”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co