Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi analizoi humbjen 2-0 ndaj Dinamos.
“Normalisht dihet nuk kishim çfarë të humbnim, vetëm fitorja na mbante në loje, me vjen keq në mënyrën se si i pësojmë golat, dhe sa vuajmë dhe sa humbasim te porta e kundërshtarit, dhe pastaj pësojmë gola shumë thjeshtë, te goli i dytë është një gabim që mund të ndodh, por më shumë më vjen keq që ja dhuruam golin kundërshtarit.
Për deri sa matematika na mban në lojë atëherë ne do luftojmë, ndeshje mbas ndeshje, pastaj shpresoj të kemi edhe fatin në dorë që të mund t’ia dalim.
Të njëjtën gjë i kam kërkuar 2 qendër mbrojtësve, Dinamo bën presionin me ftesë nëpër krahë, në momentin që portieri nis topin te mbrojtësi i djathtë ata presojnë fort. Unë gjithmonë i thoja që numri gjashtë të mos lëvizte dhe të qëndronte midis linjave, dhe ndrrimi i krahut të lojës të ishte me Sadikin dhe Atandën. Kjo nuk ndodhi sepse unë atë kërkova, por ishim shumë të avashtë në ndrrimin e krahëve, duke luajtur shumë pasa paralel dhe mbrapa” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co