![“Arkitekti” i Leverkusen, Xabi Alonso: Moment unik për të fituar titullin, nder i madh të jem pjesë e këtij klubi 2 arkitekti i leverkusen xabi alonso moment unik per te fituar titullin nder i madh te jem pjese e ketij klubi](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/arkitekti-i-leverkusen-xabi-alonso-moment-unik-per-te-fituar-titullin-nder-i-madh-te-jem-pjese-e-ketij-klubi.jpg)
Titulli i parë në histori për Leverkusen i ka shijuar në maksimum trajnerit Xabi, Alonso, i cili nuk mund të fshihte emocionet. Ai, në një intervistë të dhënë, është shprehur se është nder dhe privilegj, të qënurit pjesë e këtij klubi.
“Është një moment i veçantë për të fituar Bundesligën. Për herë të parë në historinë e Leverkusenit, pas 120 vitesh. Është një nder i madh të jesh pjesë e tij. Ndoshta është gjithashtu e shëndetshme për ligën dhe futbollin gjerman që një ekip tjetër fiton. Është një gëzim i madh që jemi këtu. Është një moment i mrekullueshëm, është një moment për të festuar. Ne duhet të shijojmë sot, të festojmë me miqtë dhe familjet. Është diçka e veçantë të fitosh Bundesligën për herë të parë”, – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co