Në Podcastin e radhës të kryeministrit Edi Rama, ishin të ftuar dy ekspertë të teknologjisë dhe informacionit, Kushtrim Shala, bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe drejtuesi i shoqatës kombëtare të Teknologjisë (ALBICT) dhe Denisa Kele, pedadoge po në fushën e teknologjisë.
Përtej të gjithë bashkëbisedimit i cili ishtë një ndërthurje mes jetës së dy protagonistëve dhe të ardhmes që na projekton teknologjia dhe derivatet e saj si inteligjenca artificiale, digjitalizimi etj, ajo që ra në sy ishte insistimi i kryeministrit që të ftuarit të shprehnin shqetësimet e tyre sa i përket ekosistemit dhe komunitetit të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.
Duke theksuar dhe vlerësuar punën e bërë në digjitalizim dhe fokusin që kryeministri Edi Rama ka patur tek teknologjia, Shala theksoi se një pikë e dobët e politikëbërjes është tendenca e tyre për të besuar dhe për t’u dhënë aksese më lehtësisht brandeve ndërkombëtare duke i intimiduar kështu ato vendas.
Duke mos përmenduar emra, por duke thënë vendin e origjinës, Shala në kritikën e tij ndaj politikëbërjes la të kuptohet se markat Tumo (armene) dhe SDA Protik (polake) janë ato të privilegjuarat duke marrë asete dhe duke lënë ato vendase pa mbështetje proporcionale.
Kushtrim Shala theksoi se “fuqizimi i kapaciteteve lokale është i rëndësishëm sepse ato do të mbeten në Shqipëri”, ndërkohë që nga ana tjetër ai vuri në dukje duke iu përgjigjur kërkesës së kryeministrit për kritika se “konkurenca është gjithmonë e mirë por mbështetja duhet të jetë e barabartë si ndaj një kompanie polake apo armene“, duke iu referuar këtu TUMO-s armene dhe Protik-ut polake.
Ajo që ishte interesante ishte reagimi i kryeministrit i cili duke pranuar kritikën theksoi: “Shpresoj shumë që ne, pjesa vendimmarrëse do të krijojmë dhe zgjerojmë hapësirat për të kanalizuar sa më shumë energjitë e talenteve që janë në këtë fushë”.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co