Vendim befasues/ Futbollisti 22-vjeçar “var këpucët në gozhdë” dhe bëhet… murg budist

vendim befasues futbollisti 22 vjecar var kepucet ne gozhde dhe behet murg budist
vendim befasues futbollisti 22 vjecar var kepucet ne gozhde dhe behet murg budist

Një histori aspak normale e pasuar me një vendim surprizues. Kevin Lindin, e nisi karrierën e tij me ëndrra të mëdha, të cilat përfunduan në moshë të re. Suedezi ishte një mesfushor “8”, por përshtatej edhe si numër 6 apo 10.

Në moshën 18-vjeçare ai iu bashkua akademisë të Bolonjës dhe garoi në divizionet më të vogla italiane, me Paniese dhe Pizën, me të cilat festoi edhe kampionatin e Serisë C dhe ngjitjen në Serinë B në vitin 2019.

Mesfushori i ri u rrënua nga dëmtime të rënda dhe u detyrua të tërhiqej nga futbolli në vitin 2021, në moshën 22-vjeçare, me një vendim që ia ndryshonte jetën. Suedezi udhëtoi për në Dubai, filloi meditimin dhe jogën dhe u bë një murg budist.

Ish-futbollisti i ri këshillon pothuajse 11.000 ndjekësit e tij në Instagram që të mos u bëjnë përshtypje paratë, diplomat dhe titujt, por në vend të këtyre të meditojnë dhe të marrin nën kontroll shëndetin e tyre fizik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →