Shqiperia

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 29-vjeçari në Korçë, ja çfarë iu gjet me vete

theu masen e sigurise arrest ne shtepi arrestohet 29 vjecari ne korce ja cfare iu gjet me vete
theu masen e sigurise arrest ne shtepi arrestohet 29 vjecari ne korce ja cfare iu gjet me vete

DVP Korçë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për armëmbajtje pa leje, dhe u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me armë të ftohtë (thikë) me vete, vihet në pranga 29-vjeçari.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën këtij shtetasi, një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. N., 63 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.02.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja E. H., 48 vjeçe, e cila kallëzoi se më datë 28.01.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 24 vjeçe, banuese në fshatin Sovjan, Maliq. Po punohet për gjetjen e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts