Shqiperia

Opozita drejt bashkimit? Noka: Jemi shumë pranë finalizimit. Dashamir Shehi është me ne, por…

opozita drejt bashkimit noka jemi shume prane finalizimit dashamir shehi eshte me ne por
opozita drejt bashkimit noka jemi shume prane finalizimit dashamir shehi eshte me ne por

Për Flamur Nokën, dita e bashkimit të opozitës është mjaft e afërt. Duke folur këtë mesditë në News24 ai u shpreh se e gjithë opozita është bashkë në aksionin që do të nisë të hënën me protestë në kryeqytet.

Sa i takon deklaratës së Dashamir Shehit, kreu i LZHK, kur tha se do të krijojë një grup më vete ku pret t’i bashkohen të gjitha ata që janë të pakënaqur nga Berisha dhe Basha, Noka tha se ai ka dhënë një version për qasjen se si ai e sheh shkuarjen drejt zgjedhjeve të ardhshme.

“Të gjithë janë në protestë! Shehi ka dhënë një version sesi e sheh ai qasjen për zgjedhjet, por deri sot është opozitë. Ne jemi në përfundim të bashkimit tërësor në parti. Po pres të kthehet Bardhi nga SHBA dhe do finalizojmë gjithçka”, tha Noka.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts