Gazetarja nga Kosova Monada Mehmetaj, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar votimin për Kosovën, që Prishtina të jetë pjesë e Këshillit të Europës.
Mahmetaj theksoi se situata në Bruksel paraqitet e tensionuar. Ajo shtoi se janë rrëzuar të gjitha amendamentet e Serbisë, të cilat ishin qartas kundër Kosovës.
“Kosovës i duhet shumicë votash prej dy të tretave. Situata është e tensionuar. Duhet lobuar deri në momentin e fundit. Fjalimi i Bakoyanis është vlerësuar pozitivisht. Kosova nëse përfshihet në protokolle do të forcojë shtetin e së drejtës. Duke pasur bashkëpunim me Këshillin e Europës, vendi bëhet më demokratik dhe respektohen të drejtat e njeriut.
Thembra e Akilit janë komunat serbe, që janë në kufi me Serbinë. Janë 6 amandamente të Serbisë që janë paraqitur kundër anëtarësimit të Kosovës dhe të gjitha janë rrëzuar”, deklaroi gazetarja Mehmetaj.
(d.xh -Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co