Kartonët janë bërë një problem i vazhdueshëm për Dinamon, që çdo javë ka hyrje-dalje në këtë drejtim.
Thuajse në çdo ndeshje kjo skuadër nuk ka një ose më shumë lojtarë të disponueshëm për shkak kartonësh. Me kartonin e verdhë të marrë në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, mbrojtësi Stivian Janku ka humbur derbin me Partizanin, sepse ka plotësuar numrin 4 të kartonëve.
Ai luajti titullar ndaj shijakasve ditën e diel, duke zëvendësuar kapitenin Rustem Hoxha, që mungoi për të njëjtën arsye, skualifikimit nga kartonët. Janku është i detyruar ta ndjekë sfidën e së shtunës me Partizanin nga tribuna, ndërsa kapiteni Hoxha do të kthehet në formacion.
Në derbi mund të ketë ndryshime edhe ndonjë ndryshim tjetër, që ka të bëjë me sulmin, pas rikthimit të Kaçorrit nga dëmtimi. Mbetet për t’u parë, nëse trajneri Mehmeti do të luajë sërish me Denisonin sulmues anësor dhe Vilën në stol, apo braziliani do të bëjë numrin 10 si në shumë ndeshje dhe durrsaku do të rikthehet titullar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co