Lampard: Po shijoj këtë periudhë pushimi, jam në pritje të ofertës së duhur

lampard po shijoj kete periudhe pushimi jam ne pritje te ofertes se duhur
lampard po shijoj kete periudhe pushimi jam ne pritje te ofertes se duhur

Frank Lampard është me pushime që prej kohës kur drejtonte Chelsean. Trajneri i njohur refuzoi një ofertë nga kombëtarja e Kanadasë, për shkak se nuk iu duk tërheqëse. Lampard, ka dhënë një intervistë, ku është shprehur se po pret ofertën e duhur.

“Po e shijoj këtë periudhë me familjen dhe jam në pritje për t’u rikthyer sërish në detyrë. Shpresoj që të vijë një ofertë e cila të më krijoj ndjesi pozitive, mezi pres të rikthehem, por e theksoj se këtë periudhë me familjen po e shijoj në maksimum. Mua më pëlqen shumë profesioni që kam zgjedhur dhe jam i lumtur për të gjitha eksperiencat e deritanishme. Kanë qenë tepër sfiduese dhe unë e shijoj kur punoj për të përmirësuar lojtarët. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →