“Pa integritet, hipokrite, po hap Kutinë e Pandorës”/ Deputetja serbe përplaset me raportuesen për Kosovën në KiE. Kryesuesi i seancës i tërheq vërejtjen

pa integritet hipokrite po hap kutine e pandores deputetja serbe perplaset me raportuesen per kosoven ne kie kryesuesi i seances i terheq verejtjen
pa integritet hipokrite po hap kutine e pandores deputetja serbe perplaset me raportuesen per kosoven ne kie kryesuesi i seances i terheq verejtjen

Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërheqi vërejtjen deputetes serbe Biljana Pantiq Pilja, e cila e quajti të pa integritet dhe hipokrite Dora Bakoyannis, përpiluesen e raportit që rekomandon për anëtarësimin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pasi deputetja serbe foli ashpër, kryesuesi tha se debatet duhet të bëhen ndryshe dhe se asnjë deputet nuk mund “të shkaktojë çrregullim të procedurave”.

“Të nderuar kolegë, dua t’ju përkujtoj që sipas rregullores së punës dhe kodit të sjelljes së anëtarëve të kësaj asambleje, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt, dhe që anëtarët e kësaj asambleje nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave. Thjesht po ua rikujtoj të gjithë juve këtë gjë”, tha ai.

Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →