Në 5 ditë vendoset jo vetëm fati i Milanit këtë sezon, por mbi të gjitha vendoset fati i Stefano Piolit në krye të “djallit”. Hapi i parë është Roma, një ndeshje që vlen për një biletë për në fazën gjysmëfinale të Europa League. Kjo është “vija e kuqe” për Piolin, një ndeshje që duhet ta fitojnë me çdo kusht, më saktë duket të përmbysin humbje 1-0 në “San Siro”. Pas Romës vjen Inter, derbi i Madonnaina-s, një ndeshje ku Milan është i detyruar të ndal Inter, për t’i shtyrë rivalëve të përjetshëm festën e titullit.
Në Itali, të gjithë mediat janë të bindura, këto dy sfida vendosin fatin e Piolit në krye të Milanit. Sipas Corriere dello Sport, nëse Pioli nuk ia del, atëherë drejtuesit e Milanit do të nisin punën për të gjetur një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Julian Lopetegui shihet nga drejtuesit e klubit si një opsion i mirë, një trajner që përmbush të gjithë kriteret për të zëvendësuar Piolin. Lopetegui është një trajner me shumë eksperiencë pasi në të kaluarën ka drejtuar klube si Real Madird apo Sevilla, gjithashtu edhe përfaqësuesen spanjolle.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co