Reali i Madridit i kërkon ndihmë his torisë së tij për të eliminuar Mançester Sitin në “Etihad” sonte në mbrëmje që do t’i siguronte një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Skuadra e bardhë nuk e njeh fitoren në pesë vizitat e saj në fushën e Sitit, me një bilanc prej dy barazimesh dhe tri humbjesh, e fundit në sezonin e kaluar ku u shpartallua 4-0 në “Etihad” pasi kishte barazuar në ndeshjen e vajtjes në “Bernabeu” 1-1.
Skuadra e Guardiolës e ka kthyer stadiumin e saj në një kështjellë të pathyeshme deri në atë pikë sa për të gjetur humbjen e fundit të qytetarëve në fushën e tyre duhet të kthehemi më 19 shtator 2018, kur mundej nga Lioni në fazën e grupeve. Pavarësisht precedentëve dhe statistikave, klubi i bardhë apelon për dy informacione për të fituar besim dhe moral përballë betejës kundër Sitit. Nga njëra anë, çerekfinalet janë një tur i favorshëm për Madridin. “Los blancos” nuk eliminohen në këtë fazë që nga viti 2004, kur u eliminuan nga Monako.
Për më shumë, Karlo Ançeloti e ka kaluar gjithmonë këtë fazë si trajner i Realit. Kjo është një nga pikat e besimit të Realit. Tjetra është gjithashtu domethënëse. Reali i Madridit e ka eliminuar gjithnjë kampionin aktual të Ligës së Kampionëve përpara se të ngrinte vetë trofeun në pesë raste. Kjo ndodhte me radhë në sezonet 1997- 1998, 1999-2000, 2001-2002, 2013-2014 dhe 2021-2022. Në sezonin 1997-1998, Madridi u takua me Dortmundin në prag të finales në Amsterdam. Reali i Hajnkesit fitoi 2-0 në ndeshjen e parë, që kujtohet për shembjen e portës dhe mbajti barazimin 0-0 në ndeshjen e dytë në Gjermani për të eliminuar kampionët në fuqi.
Precedenti tjetër ishte në rrugën drejt Championsit të tetë, në vitin 2000. Madridi i Del Boskes u takua me Junajtidin kampion në fuqi me titullin e çmendur në “Camp Nou” kundër Bajernit. Në çerekfinale, pas barazimit 0-0 në Madrid, Reali shkoi të fitonte 2-3 në “Old Trafford”. Madridi i shkoi deri në fund ku mundi Valencian në finalen e Parisit (3- 0). Në sezonin 2001-2002, Reali eliminoi Bajernin kampion në fuqi në çerekfinale. 12 vjet më vonë, në vitin 2014, Reali arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë, ku përfundoi duke ngritur “La Décima” (të dhjetën), duke eliminuar Bajernin e Guardiolës. Skuadra bavareze një vit më parë u shpall kampion në Londër kundër Dortmundit.
Precedenti i fundit është ai i vitit 2022 kur Madridi eliminoi Çelsin kampion në fuqi në çerekfinale. Skuadra e Tuhelit kishte ngritur Ligën e Kampionëve të dytë në historinë e saj kundër Sitit në finalen e Portos. Madridi shkoi të fitonte të 14-tën kundër Liverpulit në Paris 1-0.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co