Ndërtonin pa leje 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, dy persona në pranga

ndertonin pa leje 4 objekte qe do te perdoreshin per turizem ne theth dy persona ne pranga
ndertonin pa leje 4 objekte qe do te perdoreshin per turizem ne theth dy persona ne pranga

Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi u kapën në flagrancë teksa ndërtonin pa leje, 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

U kapën në flagrancë, teksa ndërtonin pa leje, 4 objekte që do të përdoreshin për turizëm në Theth, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit A. V., 44 vjeç dhe Gj. D., 60 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në Theth, 44-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve prej druri, ndërsa 60-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kryente punime për ndërtimin e 1 objekti. 4 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →