Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të Ilir Metës për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Përmes një deklarate në rrjetin social X, BE shprehet se sulmet dhe tentativa për të penguar punën e drejtësisë nuk kanë vend në demokraci.
BE thekson gjithashtu se Brukseli mbështet punën e gjyqësorit dhe anëtarëve të tij në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.
Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.
Më herët reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë dhe ajo britanike.
Trupi diplomatik në Tiranë ka shprehur mbështetje për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe punën e Prokurorisë së Posaçme e gyqësorit në përmbushjen e objektivave dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co